• MBROJTJA DHE TE DREJTAT

    Shoqata jo fitimprures Gjueti padrejtesise

    Shoqata ka per qellim te jape sherbime ligjore,fiskale,mbeshtetje ne pergjithesi ,qe do te thote edhe te karakterit social te personave qe kane rene pre te formave te dhunes , diskriminimit, abuzimeve ndaj te drejtave te cdo lloji ,nga persona,ente e te tjera.

ANGAZHIMI YNE

Mbeshtetje ligjore dhe psikologjike grave viktima te abuzimeve,dhunimeve fizike/psikologjike nga ana e partnereve te tyre , ne vendet e punes apo ne vende te ndryshme.

Mbeshtetje ligjore ne fushen e te drejtes familjare, te drejtes se baneses dhe mbrojtjes se maredhenieve.

Mbeshtetje ne mbrojtjen e te drejtave te te miturve qe kane rene pre ndaj abuzimeve, dhunes fizike e psikologjike.

Objektivi eshte te mbrojme cdo individ pavaresisht origjines ,kultures , fese, seksit , moshes apo shendetit.

Ekipi yne merret me mbrojtjen e te drejtave te punetoreve,qofte nese behet fjale per punemarresin apo punedhenesin.

Mbeshtetje ne procedurat burokratike per kerkesat per azil, leje qendrimi, nenshtetesie, ribashkim familjar e te tjera.

Shoqata parashikon dhurime, mbledhje fondesh dhe financime per te garantuar riintegrimin e personave ne veshtiresi ekonomike apo llojeve te tjera.

Shoqata jofitimprurese Gjueti padrejtesise eshte themeluar nga Liridona Krasniqi dhe regjistruar nè Regjistrin e tregtise te Kanton Ticinos (Zvicer) ne vitin 2018.

Ne vitin 2019 Shoqata Gjueti padrejtesise hap zyren edhe ne Milano (Itali).

Brenda 2022 do te hapen zyra ne Prishtine (Kosove) dhe ne Tel-Aviv (Israel).

Shoqata ka per qellim te jape sherbime ligjore fiskale ,mbeshtetje ne pergjithesi edhe te karakterit social te personave qe kane rene pre e formave te dhunes, diskriminimit ,abuzimit ndaj drejtave te cdo lloji nga persona, ente e te tjera, duke praktikuar edhe menyra  sensibilizimi te opinionit publik.

Parashikohen gjithashtu mbledhje fondesh dhe financimesh me qellimin e garantimit te mirepritjes , gjithashtu duke I perdorur ato per te zgjeruar strukturen dhe garantimin gjithmone e me shume sherbimeve. Shoqata ofron gjithashtu te ndihmoje specifikisht persona qe ndodhen ne Ballkan, Zvicer, Itali, qe kane rene pre e cdo lloji dhune te te drejtave dhe specifikisht te diskriminimit me karakter personal, social, politik, fetar e te tjera.

Ne detaj shoqata kryen aktivitetet ne viiim : mbrojtje ligjore te te drejtave civile , te punes , te te drejtave familiare , te te miturve, te baneses dhe te maredhenieve; mirepritje dhe ndihme per riintegrim ; bamiresi; sensibilizimin e opinionit publik per cdo te drejte qe  i perket individit.

BEJ NJE DHURIM

Ndihmua juaj eshte e cmuar , edhe nje shume e vogel mund te bej ndryshimin per nje grua qe deshiron te dale nga nje maredhenie ku ushtrohet dhune.